LAJMI I FUNDIT:

United pas Di Marias

United pas Di Marias

Manchester United raportohet se është duke përcjellë nga afër situatën e Angel di Maria te Real Madridi.

Di Maria është përplasur me trajnerin e Realit, Jose Mourinho, këtë sezon, dhe A Bola shkruan se zhvillimet kanë alarmuar Djajtë e Kuq.

Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, është një tifoz i madh i Di Marias, dhe është përpjekur të nënshkruajë me argjentinasin kur ai ishte te Benfica.


Një shkëmbim ku mund të përfshihet anësori portugez Lous Nani po ashtu është opsion. /Telegrafi/