LAJMI I FUNDIT:

United ofron 30 milionë funte për Willian

United ofron 30 milionë funte për Willian

Jose Mourinho i ka vënë syrin mesfushorit të Chelseat, Willian, i cili është vënë në krye të listës së transferimeve. 

Sipas The Daily Star, Manchester United, ka shumë besim që do ta blejë lojtarin në verë.


Mësohet se Mourinho po përgatit një ofertë prej 35 milionë funte për 28 vjeçarin.

Ajo që e bën më shumë të besueshëm blerjen e lojtarit është paga që do t’i ofrohet prej 200 mijë funte.

Willian nuk po gjen hapësirat në Chelsea pasi ka zhvilluar vetëm 13 ndeshje në Ligën Premier nën drejtimin e Antonio Contes. /Telegrafi/