LAJMI I FUNDIT:

“Unë i vrava? Pse e bëra?” Dëshmia që nxori nga burgu shqiptarin që dyshohet se vrau prindërit e tij

“Unë i vrava? Pse e bëra?” Dëshmia që nxori nga burgu shqiptarin që dyshohet se vrau prindërit e tij

Gjykata për Krimet e Rënda urdhëroi dje shtrimin e detyruar në një spital psikiatrik të Leonsjo Nikës, emigrantit 29-vjeçar të akuzuar për vrasjen me armë zjarri të dy prindërve të tij.

Krimi në familjen Nika ndodhi më 29 qershor, në banesën e tyre në Xhafzotaj të Durrësit.


Vendimi i djeshëm i Krimeve të Rënda u bazua në një akt-ekspertim psikik të kryer ndaj të akuzuarit, shkruan “Panorama”.

Në konkluzionet e akt-ekspertimit thuhej se i dyshuari Nika vuante nga çrregullime mendore, çrregullime të forta psikotike të paranojës dhe se, si i tillë, ishte i papërgjegjshëm përpara ligjit.

Për këtë shkak, ai nuk mund t’i nënshtrohet gjykimit për veprën e kryer prej tij, pasi nuk është i përgjegjshëm për veprimet e tij.

Para këtyre provave dhe rrethanave, gjykata vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë së dhënë më herët për Nikën, atë të “arrestit në burg” me afat 60-ditor, me në atë të “shtrimit të detyruar në një spital psikiatrik”.

Pritet që i akuzuari Nika të dërgohet në burgun e Zaharisë, si institucioni i vetëm në vend ku mbahen personat e përfshirë në krime, por që kanë probleme të shëndetit mendor.

Paqëndrueshmëria mendore e 29-vjeçarit u pretendua nga avokati i tij mbrojtës që në seancën e caktimit të masës fillestare të sigurisë për të, pas krimit në familje.

Edhe vetë i dyshuari në seancën në fjalë, të zhvilluar më 1 korrik 2017, shfaqi gjendje jonormale emocionale.

Përveç konfirmimit të gjeneraliteteve, i dyshuari Nika nuk mundi të japë një deklarim të qartë për ngjarjen.

“Nuk e kuptoj. Pse, unë i vrava? Pse e bëra?”, është shprehur Nika.

Ngjarja për të cilin u arretua Nika tronditi opinionin publik në ditët e fundit të muajit qershor. Nika qëlloi me armë zjarri, duke lënë të vdekur në vend të atin Ali Nika, 70 vjeç, dhe të plagosur të ëmën Jumrie Nika, 66 vjeçe.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, ai jetonte si emigrant ekonomik në Itali dhe se ai ishte kthyer nga ky vend në shtëpinë ku jetonin dhe prindërit e tij në Xhafzotaj të Durrësit.

Në ditët e qëndrimit në Shqipëri ai ishte vendosur në papafingon e banesës.

Në deklarimet e dhëna në Polici, ai ka rrëfyer se mëngjesin e ngjarjes, ai ka zbritur dhe ka marrë një armë gjahu me leje, që mbahej nga babai i tij.

Më tej, përmes kësaj arme, ai ka qëlluar fillimisht të ëmën dhe më pas të atin. Sipas burimeve, para se të shkrepte armën, ka pasur edhe një debat të fortë mes tyre.

IU GJETËN ILAÇE NË BANESË

Dyshimet për probleme mendore te Leonsjo Nika janë vënë re menjëherë pas arrestimit të tij si autor i dyshuar i krimit të dyfishtë brenda familjes. Ai ka dhënë deklarime kontradiktore për oficerët e Policisë Gjyqësore në Policinë e Durrësit.

Fillimisht ai është shprehur se nuk mbante mend të ketë qëlluar prindërit. Më pas ka dhënë një tjetër version, duke thënë se prindërit kishin refuzuar t’i jepnin lekë për të udhëtuar drejt Italisë. Nga ana tjetër, pas ngjarjes, kontrolli policor në banesën e tij ka gjetur antidepresantë ambulatorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori