LAJMI I FUNDIT:

Ulet numri i taksi kompanive në Tetovë

Ulet numri i taksi kompanive në Tetovë

Gjithnjë shkon duke u ulur numri i auto taksistëve me licencë që veprojnë në territorin e Komunës së Tetovës, shkruan gazeta KOHA.

Këtë e konfirmojnë nga Sektori për komunikacion në kuadër të Komunës së Tetovës, prej nga theksojnë se nëse para tre apo katër vitesh ka pasur 400 auto taksi që kanë vepruar në kuadër të taksi kompanive, tashmë janë diku rreth 100.


“Arsyet që gjithnjë shkon duke u ulur numri i taksive legale në Tetovë janë të shumta, por ndër më kryesorët janë konkurrenca jolegale, situata aktuale ekonomike, ndoshta dhe situata politike. Këto arsye kanë ndikuar që shumë kompani të mos i vazhdojnë licencat. Para katër vitesh kishim rreth 400 auto taksi që ishin të licencuara në kuadër të kompanive. Tash ky numër është 91 dhe mezi do të arrijë 100 auto vetura”, thotë për KOHA, Memet Jonuzi, ndihmës udhëheqës i Sektorit për komunikacion në Tetovë.

Nga kompanitë që aktualisht janë duke zhvilluar këtë veprimtari nënvizojnë se konkurrenca e pandershme gjithnjë ka ndikuar negativisht në punën e tyre, pasi që shumë taksist punojnë në mënyrë ilegale ndërsa janë të detyruar të paguajnë kontributet për vozitësit, por edhe licenca për punën e tyre.

Kjo situatë, sipas tyre, është shumë e vështirë, ngase detyrimet ndaj shtetit janë të larta, kurse shumë të vogla janë hyrjet nga puna që kryejnë. Jozyrtarisht shumë kompani që nuk kanë vazhduar licencat i janë bashkangjitur punës në mënyrë jolegale, pasi që nuk kanë mundur të mbijetojnë në një konkurrencë jo lokale, ku pjesa dërmuese e këtyre të fundit nuk posedojnë licenca.

Sipas të dhënave zyrtare në territorin e Komunës së Tetovës ka rreth 22 kompani që kryejnë transport vetëm në këtë territorin, gjegjësisht me furgon.

Në ndërkohë, janë 16 kompani të tjera që kanë licencë për të kryer transport të udhëtarëve në linjat ndërkomunale, gjegjësisht në komunat rurale, por në këtë rast automjetet e transportit duhet që të kenë minimum 22 ulëse. Në ndërkohë, policia e Tetovës këtyre ditëve ka realizuar takime me rreth 30 kompani të taksive në komunën e Tetovës dhe Gostivarit.

Nga policia informuan se vozitësit e taksi kompanive janë këshilluar që të jenë të pajisur me leje adekuate për vozitje, të mos nisen dhe ndalojnë si dhe ku të mbërrijnë, rregullisht të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve të tyre, vozitësit të mos konsumojnë alkool, si dhe të kenë kryer kontrollet e detyrueshme mjekësore.

“Pas vizitave të pjesëtarëve të policisë nga Sektorin për punë të brendshme në Tetovë, taksi kompanitë këshillohen që në tërësi të respektojnë rregulloren e komunikacionit si dhe t’i shmangen kaosit të panevojshëm, me çka praktikisht do të kontribuojnë për më shumë rend dhe siguri në komunikacion, në përpjekjet e vazhdueshme të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, për zvogëlimin e numrit të aksidenteve në rajon dhe veçanërisht atyre me pasoja më të mëdha, për arsye se edhe më tutje numri më i madh i aksidenteve ndodhin në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit, në të cilat aksidenteve pjesëmarrës janë veturat, motoçikletat, biçikletat dhe këmbësorët.”, informuan nga Policia e Tetovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori