0Shares

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për TM1 2017, raporton RTKlive.

“Numri i linjave aktive të telefonisë fikse edhe në këtë tremujor ka vazhduar trendin rënës. Në këtë periudhë, TM1 2017, është shënuar një ulje e numrit të parapaguesve për 3.88 % krahasuar me tremujorin paraprak përkatësisht një ulje më e ndjeshme prej 11.12 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet në raportin e ARKEP-it.

Sipas këtij raporti ngjashëm me numrin e linjave aktive edhe norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të tregoj trend negativ. “Ndarja e përdoruesve të telefonisë fikse në individual dhe të biznesit për periudhën TM1 2011 deri në TM1 2017. Nga të dhënat në figurën e mëposhtme mund të vërehen ndryshimet ne strukturën e parapaguesve të telefonisë fikse, përkatësisht rënie e vazhdueshme e parapaguesit individual në raport me parapaguesit e bizneseve”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)