LAJMI I FUNDIT:

Ukrainë: Vritet një kolonel ushtarak, incidenti cilësohet si “terror”

Ukrainë: Vritet një kolonel ushtarak, incidenti cilësohet si “terror”

Koloneli i forcave të armatosura të Ukrainës, Maksim Shapoval, është vrarë sot nga një makinë-bombë në Kiev, ndërsa autoritetet po zhvillojnë hetime për “sulm terrorist”.

Policia tha se oficerët e zbatimit të ligjit sot në mëngjes e kishin marrë një mesazh, sipas të cilit në kryeqytetin Kiev kishte eksploduar një automobil i tipit Mercedes, në një udhëkryq në rajonin Solomyansky, me ç’rast është vrarë një person brenda në makinë dhe është plagosur një kalimtar rasti.


“Policia kombëtare, ekipet e shpëtimit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore dhe të eksplozivit, po punojnë në skenë”, thuhet në kumtesën e autoriteteve dhe shtohet se “ngjarja është kualifikuar si akt terrorist”.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se i vrari në këtë shpërthim ishte i lindur në vitin 1978, raporton Evropa e Lirë.

Gazeta Ukrainska Pravda, ka raportuar se Maksim Shapoval, ishte komandant i forcave speciale në Drejtoratin kryesor të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës.

Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar lufta në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, kanë ndodhur një numër i incidenteve me eksplodime jashtë zonës së konfliktit, megjithëqë sulmet me makina-bomba janë relativisht të rralla.

Incidenti i fundit madhor në kryeqytetin Kiev, ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, kur Pavel Sheremet, gazetar rus i lindur një Bjellorusi, ishte vrarë kur me makinën e tij po shkonte në punë.

Ky gazetar në raportimet e tij, shpeshherë ishte kritik ndaj liderëve të lartë politikë dhe ndaj zyrtarëve të tjerë qeveritarë.

Në shkrimin e tij të fundit para se të vritej, gazetari i ndjerë, Pavel Sheremet, kishte shkruar se politikanët ukrainas, që dikur ishin anëtarë të batalioneve vullnetare, që kanë luftuar kundër separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës, mund të ndërmarrin grushtshtet në Kiev.

Hetimet e Ministrisë së brendshme të Ukrainës për vrasjen e këtij gazetari, “kanë çuar në konkludim se ky krim ishte përgatitur me kujdes nga një grup i njerëzve”.

Sipas Kombeve të Bashkuara, nga luftimet në pjesën lindore të Ukrainës deri tash, janë vrarë më se 10 mijë njerëz.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori