LAJMI I FUNDIT:

Ujqit mbushin Parisin, banorëve u thuhet të mos kenë frikë (Foto)

Ujqit mbushin Parisin, banorëve u thuhet të mos kenë frikë (Foto)
-->

Kryeqyteti i Francës pritet të mbushet me ujqër, që jetojnë në malet në afërsi, por të cilët nuk janë të rrezikshëm për njerëz.

Në lagjet periferike Yvelines dhe Essone in lle-de-France, janë parë shuma shenja putrash dhe ato që besohet të jenë jashtëqitje të ujqërve, si dhe janë dëgjuar zërat që i kanë lëshuar gjatë natës, transmeton Telegrafi.

Qendra e Parisit mund të mbushet me ujq

Duke marrë parasysh se këto egërsira mund të ecin afro 500 kilometra në ditë, ka rrezik se mund të jenë në qendër të Parisit në shumë pak kohë.

Në fakt, gjatë vitit 1930 në kryeqytet kishte pasur shumë pak ujqër dhe është ndërmarrë një fushatë për mbrojtjen e tyre nga zhdukja. Që atëherë janë parë vetëm disa të tillë në malet e Rambujesë që ndodhen në afërsi, por jo edhe në qytet.

Banorëve u thuhet të mos kenë frikë, sepse ata i sulmojnë vetëm krijesat me katër këmbë

Ekspertët paralajmërojnë për kujdes nga këto kafshë mishngrënëse, që shumë shpejtë do të jenë edhe në qendër.

“Mos keni frikë nga ujqit sepse nuk i sulmojnë njerëzit, ata kanë frikë dhe i konsiderojnë gjah vetëm krijesat me katër këmbë”, kanë thënë njohësit lidhur me rastin. /Telegrafi/