LAJMI I FUNDIT:

Udhëton nga Londra në Australi, që të fotografohet me djaloshin që vuan nga e njëjta sëmundje (Foto)

Udhëton nga Londra në Australi, që të fotografohet me djaloshin që vuan nga e njëjta sëmundje (Foto)

Britaniku John Lancaster vuan nga sindroma e rrallë Traher-Kolins, që pengon zhvillimin e kockave të fytyrës dhe kafkës.

30-vjeçari ka vendosur të përshkoj me aeroplan gjysmën e planetit, për tu njoftuar me djaloshin dyvjeçar Zahary i cili vuan nga po e njëjta sindromë, transmeton Telegrafi.


2

Përndryshe, ky burrë ka vendosur të shëtis nëpër gjithë Australinë vetëm dhe vetëm që takojë sa më shumë fëmijë që vuajnë nga e njëjta sëmundje.

Nëna e Zahary, Jona e kishte gjetur përmes Facebookut dhe kështu i ka bërë një ftesë për vizitë në emër të birit dhe gjithë familjes së saj.

3

“John për ne është një person shumë i çmuar që shërben si inspirim për ne. Kur e kemi kuptuar nga ai se do të vjen në Australi, u gëzuam shumë që Zahary do ta takojë”, ka deklaruar nëna e djaloshit. /Telegrafi/