LAJMI I FUNDIT:

Udhëtimi në Shtegun e Hekurt (Video)

Udhëtimi në Shtegun e Hekurt (Video)

Të përkushtuar në promovimin e Kosovës, profesionistë të ndryshëm nga Peja presin çdo ditë turistë në zyrën e turizmit, e cila ofron paketa të ndryshme aktivitetesh.

Ekipi i Top Channel u prit nga shoqata e ngjitjes “Merimangat e Pejës”, për të qenë vizitorët e parë të “Via Ferrata” apo “Shtegut të Hekurt”.

Dy kilometra nga Peja, lumi Lumbardh, shpella, ujëvara e shumëllojshmëria e bimëve e madhështojnë bukurinë e Rugovës.


Për ngjitje në “Via Ferrata” duhet vetëm gjendje e mirë fizike, pajisje speciale dhe jo ndonjë stërvitje të veçantë. Shtegu i sigurt nis nga “Shpella e Mbretëreshës”.

“Via Ferrata” është e siguruar me fije të çelikta dhe shkallë në shkëmb, që u mundëson ngjitjen jo vetëm alpinistëve, por të gjithë vizitorëve.

Madhështia e Vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna vërehet më së miri, me adrenalinë të shtuar, në momentin e arritjes në fund të “shtegut të hekurt”.

Pas një pushimi të shkurtër në majë të shkëmbit bëhet kthimi në rrugën e njëjtë të ngjitjes. Për dy orë mund të përjetohet një eksperiencë dhe emocion i paharruar. “Via Ferrata” në Rugovë është e para në Ballkan.

“Duke marrë parasysh që është e para në Ballkan, presim që vitin tjetër të shtohet numri i turistëve dhe të zgjasim rrugën”, deklaron Nol Krasniqi nga grupi “Merimangat e Pejës”.

Ky projekt u mundësua nga shoqata e ngjitjes “Merimangat e Pejës” dhe ajo SAT nga provinca italiane e Trentos, e që në të ardhmen pritet të zgjatet si shteg. Sipas Komunës së Pejës, në këtë projekt me 50 për qind ka ndihmuar zyra e kryetarit Ali Berisha, apo me 11.500 euro.

Vendi më i njohur në botë për “Via Ferrata” janë Dolomitet në Itali. Për herë të parë u ndërtua gjatë Luftës së Parë Botërore me qëllim të mbrojtjes në Itali dhe Austri. /Top Channel

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori