LAJMI I FUNDIT:

Udhëtimi na bën më të lumtur sesa çdo material tjetër që ekziston

Udhëtimi na bën më të lumtur sesa çdo material tjetër që ekziston

Përse drejtohemi menjëherë tek dyqanet posa t’i kemi disa para në kuletat tona? Me çdo blerje që e bëjmë ndjehemi më të lumtur, por disa ditë më vonë ajo kënaqësi zhduket pa lënë gjurmë.

Por, duket se ilaçi kryesor për lumturi të përhershme është adaptimi. Posa që bëhet bajate diçka e zakonshme që e kemi blerë, niveli i kënaqësisë së jetës bie dhe detyrohemi të kërkojmë gjëra tjera për të blerë gjënë e radhës. Ky proces përsëritet prapë e prapë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, hulumtimi i kryer nga Universiteti Cornell ka zbuluar një mënyrë për ta thyer këtë cikël të dëmshëm. Profesori i psikologjisë Thomas Gilovich ka treguar se ne e përjetojmë të njëjtën ndjenjë të lumturisë kur blejmë diçka dhe kur udhëtojmë.

Por – dhe kjo është më e rëndësishmja – sasia e lumturisë që e fitojmë nga blerja e gjërave bie pas një kohe, përderisa kujtimet dhe përvojat e një udhëtimi vazhdojnë të na furnizojnë me hormone të lumturisë për shumë më gjatë.

Shkuarja në shumë ngjarje të pazakonshme, në udhëtime të ndryshme, mësimi i aftësive të reja dhe sportet ekstreme – të gjitha këto janë burim ideal i lumturisë për secilin nga ne. Një paisje apo veturë e re me kohën do të bëhet vetëm një objekt ordiner, përderisa kujtimet e reja do të bëhen burim i vërtetë i lumturisë dhe kënaqësisë që qëndrojnë tërë jetën me ne. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori