LAJMI I FUNDIT:

U21: Kombëtarja e Shqipërisë barazon ndaj Moldavisë (Video)

U21: Kombëtarja e Shqipërisë barazon ndaj Moldavisë (Video)

Alban Bushi e nis me një barazim aventurën e tij si trajner i Kombëtares së Shqipërisë U21.

Në “Elbasan Arena”, ndeshja miqësore mes kuqezinjve të vegjël dhe bashkëmoshatarëve të tyre të Moldavisë përfundoi me rezultatin 0-0.


Skuadra përfaqësuese e 21-vjeçarëve i pati momentet e shënimit të golit, por nuk ia doli mbanë dhe rezultati mbeti 0-0.

Trajneri Alban Bushi pas përfundimit të sfidës deklaroi se ishte i kënaqur me skuadrën që ai drejton dhe se ajo zhvilloi një ndeshje pozitive ndaj moldavëve.

Gjithsesi, Kombëtarja U21 do të luajë edhe një tjetër ndeshje miqësore me Moldavinë në “Selman Stërmasi” të hënën e 27 marsit.