LAJMI I FUNDIT:

U hyri në dhomë me Audi TT (Video)

U hyri në dhomë me Audi TT (Video)

Një aksident spektakolar ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të të dielës në Suffolk të Anglisë. Një i ri, pasi ka humbur kontrollin e automjetit të tij ka përfunduar brenda një shtëpie.

Vozitësi i automjetit të ri sportiv Audi TT duket se e ka shkelur më shumë se sa duhet gazin, ashtu që gjërat kanë përfunduar keq edhe për të edhe për veturën e tij.

Në shtëpi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa shoferi që thuhet të jetë në të njëzetat, është dërguar në spital me lëndime të rënda.


Kur automjeti e goditi murin, brenda ishin duke fjetur tre njerëz, mirëpo asnjëri nga ata nuk është lënduar.

Audi duket sikur ka kaluar mbi një automjet tjetër para se të godiste shtëpinë… /Telegrafi/