LAJMI I FUNDIT:

U hap sot Qendra e parë për mbështetje të personave me shikim të dëmtuar

U hap sot Qendra e parë për mbështetje të personave me shikim të dëmtuar

Qendra e parë për mbështetje të personave me shikim të dëmtuar në Maqedoni, e cila përmes punëtorive për mbrojtje shëndetësore, arsim dhe edukim psiko-social do t’u japë mbështetje personave të verbër, sot u hap në hapësirat e Kryqittë Kuq të RM-së, ndërkaq financuar nga USAID-i dhe Fondacioni ndërkombëtar i Lajons klubeve.

Sipas sekretares së Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana T. Paunovska, qëllimi i Qendrës është të sigurohen servise sociale, shërbime dhe kushte të personave me shikim të dëmtuar dhe familjeve të tyre dhe t’u lehtësohet jeta dhe funksionimi në shoqëri.


“Konsiderojmë se shoqëria duhet të japë mundësi të barabarta për të gjithë njerëzit. Të gjithë së bashku t’i shfrytëzojmë kapacitetet e personave me shikim të dëmtuar dhe së bashku me të gjithë të tjerët të kontribuojmë në bashkësinë në të cilën jetojmë të jetë vend më i mirë për jetesë”, theksoi Paunovska.

Informoi se në Qendër, personat e verbër do të kenë mundësi të shfrytëzojnë materiale të cilat do të shtypen me Alfabetin e Brajit, në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

Drejtori i zyrës për zhvillim në USAID, Eduard Gonzales theksoi se njerëzit me pengesa në shikim janë persona mjaft të talentuar dhe me përfshirjen e tyre, sipas tij, e tërë shoqëria do të arrijë përparim, njofton AIM.

Personat me shikim të dëmtuar konsiderojnë se me hapjen e Qendrës do të avancohet dhe lehtësohet jeta në Shkup dhe Maqedoni.

Qendra do të punojë prej të hënës deri të premten prej orës 9:00 deri në orën 17:00, ndërsa me personat e verbër do të punojnë ekipe vullnetarësh të Kryqit të Kuq në bashkëpunim me Lidhjen nacionale të personave të verbërt në Maqedoni. Në Maqedoni janë rreth 2.300 njerëz të cilët janë me shikim të dobët, ndërsa nga Kryqi i Kuq paralajmëruan se në plan është edhe hapja e qendrave të këtilla në qytete të tjera të vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori