LAJMI I FUNDIT:

U detyruan ta qëllojnë me armë elektrike e me shufra të hekurta që ta rrëzojnë, kurse për ta prangosur i kërcyen sipër tre policë (Video, +18)

U detyruan ta qëllojnë me armë elektrike e me shufra të hekurta që ta rrëzojnë, kurse për ta prangosur i kërcyen sipër tre policë (Video, +18)

Është nevojitur të intervenojnë tre policë, duke e qëlluar disa herë me revole elektrike dhe shufra të hekurta që ta arrestojnë një burrë gjigant, i cili ishte larguar nga lokali pa paguar atë çfarë kishte porositur.

Christopher White ishte larguar nga një kafiteri pa paguar faturën prej 235 dollarë, dhe madje kishte rrahur keq një punëtorë të kafiterisë derisa po largohej, transmeton Telegrafi.


Por kur u shfaq në vendin e ngjarjes ai për asnjë moment nuk iu bind urdhrave të tij edhe pse ushtruan dhunë të paparë ndaj tij, duke përdorur revole elektrike dhe shufra të hekurta të cilët edhe ato dukeshin se nuk kryenin punë.

Dhe pas shumë përpjekjeve ata arritën ta rrëzojnë në tokë, kurse për ta prangosur i kërcyen sipër tre policë. /Telegrafi/