LAJMI I FUNDIT:

Tyson bën deklaratë shokuese për duelin McGregor – Mayweather

Tyson bën deklaratë shokuese për duelin McGregor – Mayweather
Mike Tyson

Mike Tyson nuk ka mundur që të mos përfshihet në luftën e fjalëve para duelit të madh mes Conor McGregor dhe Floyd Mayweather.

Boksieri legjendar i kategorisë së rëndë e ka përjashtuar secilën mundësi që McGregor të fitojë në duelin e madh që zhvillohet më 26 gusht.


McGregor ka kërcënuar disa herë rivalin e tij që s’ka asnjë humbje në karrierë, por Tyson beson se fituesi dihet tashmë në përballjen që do të zhvillohet në T-Mobile Arena të Las Vegasit.

Lajmet e fundit rreth Floyd Mayweather
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Floyd Mayweather

“McGregor do të vritet në këtë duel boksi. Unë jam hidhëruar sepse kam menduar që do të përdorin rregullat e MMA (arteve të përziera marciale) në këtë duel boksi. Por, a mund të mposhtë boksieri djaloshin e MMA?”.

“McGregor e ka vënë prapanicën e tij në një pozitë ku ai do të nokautohet sepse ai kështu ka bërë gjithmonë që prej se është lindur. McGregor nuk mund të godasë me këmbë, as të kapet jashtë rregullave kështu që ai nuk ka asnjë gjasë. Ai ka bërë gabimin më të madh në historinë e boksit”, theksoi Tyson.

Ai shtoi se përkundër faktit që personalisht e di fituesin, do ta shikojë këtë përballje pasi beson se është hera e parë që Mayweather ka pasur një përballje me një karakter si McGregor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori