LAJMI I FUNDIT:

Tymi shkakton panik në Aeroportin e Prishtinës

Tymi shkakton panik në Aeroportin e Prishtinës
-->

Një tym i shkaktuar nga një pajisje kuzhine e një lokali brenda ndërtesës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në fotot e dërguara nga një qytetar në KALLXO.com shihet tymi që është shpërndarë në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ngjarja që ka ndodhur në orët e pasdites ka shkaktuar një panik tek qytetarët që ishin të pranishëm në terminalin e Aeroportit.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara tha se tymi është shkaktuar nga një pajisje e kuzhinës.

“Një nga pajisjet e kuzhinës, në një nga restorant të Aeroportit ka shkaktuar tym pa rezultuar në zjarr me ç ‘rast nuk ka pasur nevojë për intervenim të zjarrfikësve”, tha Gara.

Ajo tha se tymi është larguar tashmë nga terminali i aeroportit.

“Me anë të sistemit të veçantë të ventilimit për raste të tilla, që posedon terminali i ri, është mënjanuar ky tym tërësisht dhe është larguar pajisja nga kuzhina e restorantit në fjalë.