0Shares

Duke mos arritur të shesë veten, rrjeti social Twitter është duke planifikuar për të zvogëluar rreth 8 për qind të fuqisë punëtore të saj.

Twitter mund të largojë rreth 300 njerëz nga puna, të njëjtën përqindje që bëri vitin e kaluar, kur bashkë-themeluesi i kompanisë, Jack Dorsey mori detyrën e shefit ekzekutiv, thuhet sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.

Planifikimi për shkurtime është ende në fazë të hershme dhe numri mund të ndryshojë, shtuan këto burime.

Një njoftim në lidhje me reduktimin e vendeve të punës mund të vijë para se Twitter t’i publikojë rezultatet e saj për të ardhurat e tremujorit të tretë. Në Twitter nuk pranuan të komentojnë për këtë çështje, raporton Bloomberg.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)