LAJMI I FUNDIT:

Turqia përfundon murin me Sirinë në pranverën e vitit të ardhshëm

Turqia përfundon murin me Sirinë në pranverën e vitit të ardhshëm

Turqia do të përfundojë ndërtimin e murit 900 km të gjatë përgjatë kufirit me Sirinë, deri në prill të vitit të ardhshëm, tha presidenti i Kompanisë “TOKI”, Ergun Turan, e cila kompani është duke ndërtuar dy të tretat e murit.

“Muri do të përfundojë plotësisht në mars ose prill. Kostot nuk janë të larta dhe pas tij do të ndërtohen rrugë të tjera, për sigurinë e kufirit si dhe kullat, të cilat janë thelbësore për sigurinë tonë”, ka thënë Turan, raportojnë mediat turke, transmeton KosovaPress.


Ndërtimi i murit mes Turqisë dhe Sirisë, bëhet për të parandaluar xhihadistët e Shtetit Islamik dhe rebelët kurdë që të hyjnë në shtetin turk.