LAJMI I FUNDIT:

Turqia: Ministrit grek të Mbrojtjes, i mungon edukata

Turqia: Ministrit grek të Mbrojtjes, i mungon edukata

Autoritetet turke kanë reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit grek të Mbrojtjes, duke i cilësuar si komente provokuese.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë i ka dënuar këto deklarata, duke i bërë thirrje të sillet në një mënyrë që “i ka hije dinjitetit të pozitës së tij”.


“Ne e dënojmë fuqimisht ministrin grek të Mbrojtjes për deklaratat e tij të reja në një kanal radiofonik, të cilave u mungon edukata, njohja dhe përgjegjësia…”, thuhet në reagim.

Ministria turke i quan veçanërisht provokuese komentet e Panos Kammenosit në një kohë kur të dy vendet po përpiqen të bashkëpunojnë për çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Ministri grek ka ngjallur zemërim prej ditësh në Turqi dhe me deklaratat e tij për presidentin Recep Tayyip Erdogan.