LAJMI I FUNDIT:

Turqia ka shpëtuar jetën e dhjetëra mijëra sirianëve

Turqia ka shpëtuar jetën e dhjetëra mijëra sirianëve

Koordinatori rajonal humanitar i Kombeve të Bashkuara për krizën e Sirisë, Kevin Kennedy tha se shumë organizata të OKB-së dhe institucioneve të ndryshme të shoqërisë civile kanë mundur të dërgojnë ndihma për sirianët e prekur nga lufta e brendshme në saj të përpjekjteve të treguara nga Turqia.

Ai tha se “Përpjekjet e qeverisë turke kanë shpëtuar jetën e dhjetëra mijëra sirianëve brenda Turqisë dhe përtej kufijve”, raporton Anadolu Agency (AA).


Kennedy ka bërë disa vlerësime për gazetarin e AA-së në lidhje me çështjet për formimin e zonave të sigurisë në Siri dhe për përpjekjet e treguara nga qeveria e Turqisë në pikëpamjen e dërgimit të ndihmave kombëtare dhe ndërkombëtare për personat që kanë nevojë që nga fillimi i krizës në vitin 2011 e deri më tani.

Kennedy pasi ka përgëzuar përpjekjet e treguara nga Truqia për dërgimin e ndihmave ndaj popullatës së prekur nga lufta e brendshme në Siri tha se “Përpjekjet e qeverisë turke kanë shpëtuar jetën e dhjetëra mijëra sirianëve brenda Turqisë dhe përtej kufijve. Do të përballeshim me më shumë vështirësi nëse nuk do të ishte e pranishme mbështetja e Turqisë për dërgimin e ndihmave”.

Duke vënë në dukje se në qytetin Gaziantep realizohen shumë organizime të ndihmave humanitare nga organizata të OKB-së dhe të institucioneve të ndryshme të shoqërisë civile, Kennedy thotë se aktivitetet e ndihmave humanitare realizohen më lehtë në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm që ka treguar qeveria e Turqisë.

Ndërsa në lidhje me diskutimet për krijimin e zonave të sigurta në Siri, Kennedy ka vënë theksin se edhe më parë kanë vërejtur shumë shembuj të kësaj çështjeje dhe se të gjithë kanë një përcaktim të ndryshëm për zonat e sigurisë.

“Territoret të cilat i përcaktojnë si zona të sigurisë do të funksionojnë nëse nuk lejohet kalimi i avionëve luftarakë, nëse ofrohet garanci për mos bombardimin e tyre dhe nëse ofrohet mundësia që organizata e shoqërisë civile të veprojë në mënyrë të lirshme. Mund të vlerësojmë çdo mundësi për dërgimin e ndihmave dhe qasjen në këto territore, por çëshjta e një zone të sigurtë është një koncept i vështirë. Përpara se të zbatohet duhet të diskutohet në mënyrë të detajuar në të gjitha drejtimet”, tha thekson Kennedy.

Ndër të tjera ai ka nënvizuar se qeveria dhe populli turk që nga fillimi i krizës së Sirisë e deri më tani kanë treguar një mikpritje dhe humanizëm “të jashtëzakonshëm” ndaj refugjatëve sirianë.

Duke vënë theksin se Turqia ofron shërbim për strehimin, shëndetësinë dhe infrastrukturën si dhe shumë shërbime të tjera ndaj afërsisht 3 milionë sirianëve Kennedy tha se “Truqia strehon 3 milionë refugjatë sirianë dhe kjo shifër me të vërtetë është e madhe. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit turk”.

Pasi ka cekur edhe përmasat kërcënuese të urisë për shkak të thatësirës në kohët e fundit në vendet e Afrikës Lindore si Somalia, Etiopia, Kenia dhe Sudani i Jugut si dhe për krizën në Jemen, Kennedy tha se situata në këto vende është serioze dhe se OKB-ja ashtu si në Siri pa bërë dallime vendi, rajoni dhe populli do të përpiqet të mbërrijë tek të gjithë ata që kanë nevojë për ndihma.

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori