LAJMI I FUNDIT:

Turqia është vendi i vetëm ku borxhet e klubeve janë më të mëdha se sa pasuritë e tyre

Turqia është vendi i vetëm ku borxhet e klubeve janë më të mëdha se sa pasuritë e tyre

Klubet futbollistike turke shënojnë ngecje në aspektin e kushteve që duhet plotësuar për të balancuar financat, njoftoi UEFA, raporton Anadolu Agency.

Në samitin e dytë ndërkombëtar i cili u mbajt në Stamboll të hënën, kreu i UEFA-s për licencime dhe ‘Fair Play financiar’, Andrea Traverso nënvizoi kontrastin mes klubeve turke dhe atyre evropiane për sa i takon menaxhimit të buxhetit financiar të tyre në pesë vitet e kaluara.

“Turqia është vendi i vetëm ku borxhet dhe detyrimet e klubit janë më të mëdha se sa pasuritë e klubit”, tha Andrea Traverso, për të shtuar se në përgjithësi klubet evropiane janë përmirësuar ndërkohë që humbjet e klubeve turke janë katërfishuar.

Borxhet e klubeve turke janë rritur nga 40 milionë euro në vitin 2012, në 200 milionë euro në vitin 2017.

“Liga e Turqisë është joprofitabile nga shkaku i 13 klubeve të cilat punojnë me deficit. Niveli i borxhit komercial është më i larti”, tha më tej Traverso.

Nivelin e lartë të borxhit, ai ia atribuoi lëkundjeve të shpeshta në kursin valutor të lirës turke.

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori