LAJMI I FUNDIT:

Turqia e rrezikuar si shtet i një lideri

Turqia e rrezikuar si shtet i një lideri

Peter Sturm

Po të ishe cinik dhe ta vështroje situatën në Turqi vetëm nën këndvështrimin e një politologu, do të shihje një skenar tepër interesant laboratori. Një shtet i përçarë, në çdo kuptim, i lejon vetes luksin që ta kthejë kokëposhtë sistemin e tij politik dhe të lëshohet për jetë a vdekje në duart e një burri të vetëm.


Duke e thjeshtëzuar këtë, pastaj e quajnë reformë kushtetuese. Një gjë e tillë do të ishte problematike edhe në kohë normale dhe kjo jo vetëm për shkaqe të teorisë së demokracisë. Por, kohët nuk janë as normale. Turqinë e sulmojnë grupe të ndryshme terroriste. Prandaj, ekonomia ndodhet në një krizë të rëndë. E gjitha kjo ashpërsohet nga fakti që Qeveria kryen në mënyrë të qëllimshme margjinalizimin e një pjese të popullit.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në fakt nuk mund të mos i shikojë këto realitete. Dhe, mbetet sekreti i tij privat se si do të jetë ai në gjendje t’i zgjidhë i vetëm të gjitha këto probleme. Por, pikërisht kjo është ajo për të cilën përpiqet ai – me këmbëngulje të madhe që prej disa vitesh. Që tani ai është njeriu më i fuqishëm në vend. E, megjithatë ka shumë kohë që në Turqi nuk po bëhet asgjë më mirë, por padyshim shumë gjëra po bëhen më keq.

Athua që ai e pranon heshturazi se nuk është fajtor për këtë, se të paktën ai nuk e ka atë pushtet që t’i ndryshojë gjërat?

Që kjo të ndodhë, sigurisht nuk ka gjasa. Atraktiviteti i sistemit të liderit për njerëz si Erdogani konsiston në faktin se formalisht ata nuk duhet t’i justifikohen askujt.

Rrezikun – liderët në të gjithë botën (ndërkohë ka shumë të tillë) – e injorojnë me dëshirë. Por, kur ata vendosin të vetëm, atëherë çdo zhvillim i gabuar padyshim që bie në kurriz të tyre. Dhe, në plan afatshkurtër apo afatgjatë atyre detyrimisht do t’ju mbarojnë “kurbanët” që mund të sakrifikojnë, për të tërhequr vëmendjen nga dështimi vetjak ose nga paaftësitë e veta.

Është e trishtueshme që parlamentarët turq kanë pranuar t’i hyjnë eksperimentit të madh, “krijimi i një shteti të liderit”, duke e shfuqizuar në këtë mënyrë veten. Një shpresë e fundit, sado që duhet pranuar se është e vakët, mbetet: ndoshta Kushtetuta e re do të pengohet me referendum nga populli.

Miqtë e Turqisë në Perëndim shohin me vëmendje dhe mjaft pafuqishëm atë që po ndodh në Turqi.

Në trend

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Kalo në kategori