LAJMI I FUNDIT:

Turqi, gjuha shqipe futet në kurrikulat e gjimnazeve

Turqi, gjuha shqipe futet në kurrikulat e gjimnazeve

Duke filluar nga shtatori, kur nis viti i ri akademik në Turqi, Ministria turke e Edukimit do t’iu ofrojë studentëve mundësinë për të mësuar edhe dy gjuhë të reja: atë boshnjake dhe shqipen.

Lajmi është njoftuar këtë të enjte nga një zyrtar i këtij dikasteri, që shtoi se këto gjuhë të reja do të shtohen në kurrikulën e shkollave të mesme mbi baza përzgjedhëse nga muaji shtator. Zyrtari në fjalë ka folur në kushte anonimati, për shkak se nuk i lejohej të fliste për mediet.


Nxënësit e grupmoshës 13-16 vjeç do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën boshnjake dhe shqipen si pjesë e kurseve për gjuhët e gjalla dhe dialektet, në të cilat ata mund të mësojnë aktualisht edhe gjuhë të tjera që fliten në Turqi dhe vendet fqinje të saj, siç janë dialektet kurde “Kurmanji” dhe “Sorani”, gjuha abkaziane dhe gjeorgjiane, si dhe ajo “Laz”.

Ndërkohë, duke nisur nga mosha 7-vjeçare e deri në atë 18-vjeçare, studentëve iu është bërë e detyrueshme mësimi i anglishtes, sikurse kanë mundësi të zgjedhin mes gjermanishtes dhe frëngjishtes, transmeton tch.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Turqisë dhe Bosnje-Hercegovinës, turqishtja mësohet në mbi 80 shkolla anembanë Bosnjës. Gjuha boshnjake, një përzierje serbokroatishte, flitet nga rreth 2.2 milionë persona, shumica e të cilëve jetojnë në Bosnje-Hercegovinë, por edhe në shtetet e ish-Jugosllavisë. Ndërsa mbi 5 milionë njerëz në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi flasin shqipen.

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Kalo në kategori