LAJMI I FUNDIT:

Turistët sfidojnë vdekjen duke ecur në shtegun më të rrezikshëm në botë (Foto/Video)

Turistët sfidojnë vdekjen duke ecur në shtegun më të rrezikshëm në botë (Foto/Video)

Pamjet e filmuara të malit Hua Shan afër qytetin Huaying në Kinë, thjesht ju lë pa fjalë.

Për shkak të lartësisë, Hua Shan, është shndërruar në atraksion turistik për mijëra njerëz nga e mbarë bota që pëlqejnë të sfidojnë vdekjen, transmeton Telegrafi.


Ky mal është i lartë plot 2.160 metra dhe gjendet në provincën Shanksi, dhe është një vend i përkryer për të gjithë ata që kërkojnë aventurë dhe adrenalinë.

Atë e rrethojnë mijëra pllaka të drurit përmes të cilave turistët ngjiten në maje, kurse të gjithë ata që kanë fobi nga lartësia kur të shikojnë imazhet e publikuara më poshtë do t’ju dridhen këmbët.

Ky shteg konsiderohet si “më i rrezikshmi” në botë, ku një hap i gabuar mund t’i kushtojë me jetë të gjithë atyre që synojnë ta vizitojnë.

Pamjet e filmuara me dron, shfaqin qindra turistë të cilët tentojnë të ngjiten në maje të malit duke ecur nëpër shtegun e shumëpërfolur. /Telegrafi/