Bota jonë është plot me mrekulli të cilat mund t’i shijojmë nëse kemi të holla dhe ca ditë të lira për pushim, të cilat mund t’i shfrytëzojmë për këtë qëllim. Por, derisa shumica e njerëzve në raste të tilla mahniten me fenomenet natyrore dhe vende historike e kulturore, disa të tjerë s’duan t’ia dinë për këtë.
Se marrëzia njerëzore është e madhe, këtë e tregojnë disa turistë të cilët me sjelljet e tyre kanë dëmtuar monumente historike, bukuri natyrore dhe mostra të rralla të faunës.
Në vend që të gëzojnë në kënaqësitë që ofron pushimi dhe bukuritë ku gjenden, disa nga ta hynë në histori me budallallëqe të pabesueshme.
1. Shkruan emrin e tij në tempullin e lashtë në Egjipt
Në maj të këtij viti, një adoleshent kinez i quajtur Ding Jinhao, vizitoi Tempullin e Luksorit në Egjipt, gjatë të cilit në murin e vjetër 3000 vjet ka shkruar fjalinë: “Ding Jinhao ishte këtu”.
Në këtë mënyrë, 15-vjeçari me marrëzinë e tij të jashtëzakonshme arriti ta shkatërrojë përgjithmonë tempullin i cili me mijëra vite ishte i paprekur, duke i rezistuar edhe sulmeve barbare, luftërave dhe fatkeqësive të kohës.
Veprimi i tij është dënuar dhe vandali i vogël u bë shënjestër e sulmeve nga gjithë bota. Natyrisht, me arsye.
2. E gjeti oktapodin e rrallë me e hëngri
Turisti amerikan i quajtur Labros Hydras, u zhyt në afërsi të një ishulli grek, kur hasi në një oktapod me gjashtë krahë. Megjithatë, për shkak të injorancës së tij nuk e dinte se fjala është për një soj shumë të rrallë, kështu që e përgatiti për një darkë të shijshme, me të cilët e nderoi shoqërinë.
Se veprimi ishte i pamenduar, këtë e kupton më vonë, kur një mik i tij, biolog deti, ia bëri këtë me dije. Por, Labrosi u mbrojt duke thënë se kishte shihje si një oktapod normal. Megjithatë, në fund pranoi se ndihet keq për atë që kishte bërë.
3. Fotografi me delfinin e lënduar
Grupi i turistëve që qëndronte në provincën kineze Hainan, e ka bërë një marrëzi të madhe. E hasin një delfin në prag të ngordhjes, të cilin e kishte goditur anija, ndërsa në vend se të thërrasin shërbimet adekuate që ta shpëtojnë, kanë bërë foto në poza të ndryshme me të, derisa shtaza e gjorë nuk gjakoi.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, këto fotografi i kanë postuar edhe në rrjetin social Weibo Sina.
4. Këputi gishtin e skulpturës së shekullit XV
Kur amerikan Patrick Broderick ishte në vizitë tek Museo dell’Opera në Firence, nuk kishte ide se çfarë e pret. Në fakt, në një moment ai ia këput gishtin një skulpture të shekullit XV, gjë që shkakton zemërim dhe fyerje në gjithë Italinë.
Edhe pse nuk është e qartë se pse bëri këtë dhe se çfarë në fakt synonte, është fakt se ndalohet prekja e eksponateve në muze.
5. Mural në shkëmbinjtë historikë
Për shekuj me radhë, shkëmbinjtë Mohera, në lartësinë 200 metra mbi Oqeanin Atlantik, përfaqësojnë një nga destinacionet më të vizituara turistike në Irlandë, që mahnitin të gjithë me bukurinë e tyre. Ato janë dëshmi se njeriu shkon e vjen, por madhështia e natyrës mbetet.
Megjithatë, duket se dy turistë francezë nuk e kishin këtë mendim, kështu që atyre shkëmbinjve ua shtuan pak “hir”. Në një nga shkëmbinjtë ata kanë bërë një grafi të madh dy metra e gjysmë, ndërsa në fund këtë budallallëk e kanë xhiruar dhe e kanë postuar në Vimeo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
SHBA vendos veto ndaj kërkesës së Palestinës për anëtarësim në OKB
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin