LAJMI I FUNDIT:

Tung Mercedes – Gjermania tash e tutje e ka VW si sponsor

Tung Mercedes – Gjermania tash e tutje e ka VW si sponsor

Tashmë mund të thuhet se ka marrë fund epoka e Mercedesit në kombëtaren e Gjermanisë.

Volkswagen (VW) është sponsori i ri i kombëtares së Gjermanisë, duke e larguar kështu Mercedesin nga fanella e “pancerëve”.


Kontrata e federatës gjermane me Mercedesin përfundon në vitin 2018, por për momentin luftën e ka fituar VW.

Që nga viti 2019 VW është sponsori i ri automobilistik i kombëtares së Gjermanisë.

Lajmet e fundit rreth transferimeve
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

Bëhet fjalë për një paketë sponsoruese prej 30 milionë eurosh.

Kjo është automatikisht një rritje prej 8 milionë eurosh për dallim nga kontrata me Mercedesin.

Kontrata e Volkswagen vlen për kampionatet evropiane dhe botërore. /Telegrafi/