LAJMI I FUNDIT:

Tuna shton në peshë, nisin spekulimet

Tuna shton në peshë, nisin spekulimet

Pjesëtarja e jurisë në “X Factor”, Altuna Sejdiu, kohët e fundit ka shtuar në peshë duke bërë që faqet e thashethemeve të përhapin spekulime.

“E mbushur me disa kilogramë më shumë e madje dhe me një veshje që pak a shumë mbulon barkun, ndërsa e tregon atë më të fryrë duke çuar dyshimet tona se me barkun e saj ndodh diçka e jashtëzakonshme. Dyshimet e para sigurisht që çojnë në shtatzëni, por që këngëtarja deri më tani nuk ka thënë gjë për këtë punë, ose ajo ka gjetur rehatinë dhe po bën një jetë më normale se më herët, dhe mbase për shkak të rehatisë ka shtuar disa kilogramë më shumë”, kështu shkruan Panorama Plus.

Aktualisht, këngëtarja nga Shkupi nuk është as në lidhje e as e martuar, të paktën kjo është informata që e kanë në dispozicion mediat.


Ndryshe, në një nga profilet që mbajnë emrin e Shpat Kasapit në Facabook, është publikuar një fotografi e tij së bashku me krijuesen e hitit “I asaj”, ku kjo e fundit “pozon” me gishtin e mesit. /Telegrafi/