LAJMI I FUNDIT:

Truri i ndërmarrësve me të vërtetë punon ndryshe

Truri i ndërmarrësve me të vërtetë punon ndryshe

Kur marrin vendime, ndërmarrësit më së shpeshti përdorin të dy anët e trurit, ka treguar studimi të cilin e kanë kryer shkencëtarët e Massachusetts Institute of Technology (MIT).

Truri ynë ka dy strategji themelore për zgjidhjen e problemeve. Eksploatimi paraqet shfrytëzimin e përparësisë të cilën na jep dija e marrë më herët, duke u koncentruar në detyrën e caktuar me qëllim të përmirësimit të performancave dhe efikasitetit.
Eksplorimi nënkupton devijimin nga detyra për t’ia mundësuar trurit tonë që në
mënyrë fleksibile të sorollatet në mes alternativave.

Në kohën e sotme lidershipi kërkon trurin, i cili mund të kalojë nga një strategji në tjetrën kur është nevoja për këtë gjë. Studimi i ri i MIT sugjeron që tipat e tillë të personalitetit në të njëjtën kohë duhen të përdorin anën kreative dhe logjike të trurit.


Me skanimin e trurit të 63 personave të cilët kanë luajtur lojëra në automate është treguar që ndër¬marrësit më shpesh aktivizojnë të dy anët e korteksit të tyre frontal. Menaxherët kryesisht kanë përdorur anën e majtë të trurit, e cila është e lidhur me logjikën dhe mendimin struktural. Ana a djathtë është e lidhur me kreativitetin dhe emocionet.
Këtu rol kyç nuk luan marrja e suksesshme e vendimeve, por tajmingu, respektivisht ndjenja për atë se kur duhet të kalohet në njërën nga dy format e të menduarit.

Në studimet e mëtejshme është e nevojshme të hulumtohet nëse truri i ndërmarrësve funksionon në këtë mënyrë sepse ata janë mësuar me këtë apo personat me tru kaq koherent kanë më shumë shanse për të përfunduar si ndërmarrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori