Trupi është në nivelin më të ulët të forcës, organet nuk punojnë si duhet: Pasojat e rrezikshme të dehidratimit!
Nëse nuk urinoni së paku 7-8 herë në ditë, kjo do të thotë që trupi juaj nuk i nxjerr jashtë helmet, sepse është i detyruat ta mbajë lëngun e vjetër
Shumica e njerëzve nuk janë të sigurtë sa është sasia e saktë e ujit i cili i nevojitet trupit të tij, transmeton Telegrafi.
Përgjigje e përgjithshme nuk ekziston – nevoja ditore për ujë është individuale dhe varet nga mënyra e jetesës së personit, aktiviteteve fizike, ushqimit dhe ambientit në të cilin jeton.
Për të caktuar sa ujë ju nevojitet, kushtoni kujdes sinjaleve të cilat jua dërgon trupi juaj.
Dehidrimin do ta njihni përmes kokëdhimbjes së madhe, lëkurës dhe buzëve të thata, me djersitjen e reduktuar, temperaturën e rritur trupore, lodhjen dhe të përzierat/të vjellat.
Dehidrimi shkakton ngadalësim të funksionimit të enzimave, gjë që përcillet me lodhje dhe sfilitje. Mungesa e ujit mund të çojë edhe deri te paraqitja e alergjive, te rritja e shtypjes së gjakut, pastaj te paraqitja e kapsllëkut, problemeve me fshikë të urinës, etj.
A e keni ditur që dehidratimi tashmë ka filluar edhe para se të ndieni etjen apo gjendjen e pakëndshme?
Simptomat e para të dehidratimit pikërisht janë uria! Nëse ndieni uri, në vend që të vraponi që të hani diçka kërcëlluese, pini një gotë ujë dhe prisni të shihni se çfarë do të ndodhë.
Hidratimi i tërë organizmit është shumë i rëndësishëm për funksionimin e të gjitha organeve dhe normalisht për zhvillimin e procesit në trup, siç është metabolizmi, pastrimi i veshkave nga helmet dhe rëra, qarkullimi i gjakut, lëkura e shëndetshme…
A e keni ditur që mungesa kronike e lëngjeve mund të shkaktojë tepricë peshe trupore, shtim të kolesterinës dhe pagjumësi?
Trupi i njeriut ka sistemin e veçantë për detektimin e ujit, të cilin ne e quajmë uri. Vetëm kur të humbni 1 deri në 2 për qind të sasisë së tërësishme të ujit në trup, fillon të shfaqet ndjenja e urisë.
Qëllimi kryesor në eliminimin e problemit të dehidrimit është që sa më parë të zëvendësoni lëngjet, kripërat dhe mineralet të cilat kanë humbur.
Shmangni kafeinën, lëngjet e ëmbla dhe çajërat të cilat stimulojnë lagjen. Më së miri pini ujë të pastër, në të cilin ndonjëherë mund të shtrydhni limon apo portokall.
Dehidrimi në fillim nuk është aq i rrezikshëm, parandalohet lehtë, por nëse nuk shërohet me kalimin e kohës kalon në formë më të rëndë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën