LAJMI I FUNDIT:

Trump: Të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara duhet ta plotësojnë këtë kusht

Trump: Të gjithë ata që dëshirojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara duhet ta plotësojnë këtë kusht

Presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se të gjithë njerëzit që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara duhet ta “dëshirojnë dhe duan vendin tonë”.

Gjatë vizitës së tij të parë në selinë e Komandës Qendrore të SHBA-ve, Trump ka thënë se mbështet fuqishëm NATO-n, transmeton Telegrafi.


Derisa gjatë fjalimit shpesh përmendte sigurinë e brendshme, për asnjë moment nuk kishte përmendur dekretin që iu ndalon hyrjen qytetarëve nga shtatë vendet që janë kryesisht myslimane.

“Kemi nevojë për programe të forta në mënyrë që njerëzit që na duan dhe e duan vendin tonë të mund të futen në SHBA, kurse ata që dëshirojnë të na shkatërrojnë ne dhe vendin tonë t’i mbajmë larg Amerikës”, ka deklaruar Trump.

Ai është shprehur i bindur se liria, siguria dhe drejtësia do të triumfojnë. /Telegrafi/