LAJMI I FUNDIT:

Trump ka synime serioze për transferimin e Ambasadës nga Tel Avivi

Trump ka synime serioze për transferimin e Ambasadës nga Tel Avivi

​Kryebashkiaku i Jerusalemit, Nir Barkat, deklaroi të hënën se administrata e Donald Trumpit është serioze dhe e përkushtuar në synimin që të zhvendos ambasadën e SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem.

Barkat theksoi se nga bisedat që ka pasur me administratën e re amerikane, ka kuptuar se ata janë seriozë të synimet e tyre.


Në një prononcim për radion ushtarake të Izraelit, ai tha se ambasada nuk mund të zhvendoset për një ditë, duke aluduar se skenari i mundshëm kërkon kohë.

Uashingtoni akoma mban ambasadën në Tel Aviv, njëjtë sikur shtetet e tjera. Palestinezët nga ana e tyre kundërshtojnë synimet e tilla të administratës së Trumpit.

Unioni i Dijetarëve Muslimanë ka paralajmëruar për pasoja të mundshme negative, të cilat do të mund të ndodhnin nga realizimi i dëshirës së presidentit Trump për zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem.