LAJMI I FUNDIT:

Trump e thirri këshilltarin në ora 3 të natës, e pyeti nëse është më mirë një dollar i fortë apo i dobët

Trump e thirri këshilltarin në ora 3 të natës, e pyeti nëse është më mirë një dollar i fortë apo i dobët

Një raportim sipas të cilit, presidenti amerikan, Donald Trump e kishte thirrur këshilltarin e tij të sigurisë kombëtare në mes të natës, për ta pyetur nëse një dollar i fortë apo i dobët është më i mirë për ekonominë amerikane, ka ngjallur kritika dhe tallje nëpër mediat sociale.

Sipas një artikulli në Huffington Post, përcjell Telegrafi, duke cituar dy burime të njohur me këtë çështje, presidenti amerikan e ka thirrur këshilltarin Mike Flynn në orën 3 të mëngjesit, sipas kohës lokale.

Gjatë kësaj thirrje, ai i kishte kërkuar atij qartësi mbi atë se çfarë do të thoshte një rritje apo rënie e dollarit për ekonominë amerikane.

E këshilltari Flynn thuhet se i kishte thënë presidentit të tij se ai nuk e dinte.

Dollari në fakt, shkruajnë mediat e huaja, ka shënuar gjendjen më të keqe në janar, në tri dekadat e fundit, pasi Trump dhe këshilltari i tij i tregtisë akuzuan Gjermaninë, Kinën dhe Japoninë për shfrytëzim të monedhat për të fituar një avantazh të tregtisë mbi SHBA-të.

“Unë kam qenë në këtë qytet për 26 vjet. Unë kurrë nuk kam parë një gjë të tillë”, ka thënë Eliot Cohen, një zyrtar i lartë i Departamentit gjatë presidentit George W. Bush dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, rreth raportimeve se presidenti Trump e kishte bërë telefonatën në ora 3 të natës.

Ai madje ka shkuar edhe më tej.

“Unë me të vërtetë nuk mendoj se ky është një president i shëndetshëm mendërisht”, ka shtuar më tej Cohen. /Telegrafi/