0Shares

Ndonëse, Donald Trump shumë pak ka folur për këtë publikisht, bashkëpunëtorët e tij dhe ish-punonjës të NASA-s të cilët e këshillojnë, flasin se ekziston interes për kthim në Hënë në kuadër të partneritetit me sektorin privat.

Miliarderi Elon Musk (Space X) dhe Jeff Bezos (Amazon) janë takuar disa herë me këshilltarët e Trumpit pas zgjedhjeve.

“Sigurisht se ekziston interes i ri për Hënën në administratën e Trumpit”, ka thënë John Logsdon, ish-drejtor i Institutit për politika të kozmosit në Uashington.

Disa nga këshilltarët e presidentit të ri kanë punuar në programin Constellation të ish-presidentit George W. Bush, i cili ka paraparë kthimin në Hënë si etapën e parë para misionit në Mars.

Megjithatë, Barack Obama, duke vlerësuar Constellation si tepër të shtrenjtë, hoqi dorë nga ky mision, me arsyetimin se SHBA-të kanë qenë tashmë në Hënë dhe se më tepër duhet koncentruar në planetin Mars.

Disa nga njerëzit e përfshirë në këtë mision ende janë të zemëruar, pasi vlerësojnë se vendimi për heqje dorë ishte i gabuar. Të tjerët shpresojnë në projektin ambicioz të Trump, i cili do të përfshinte edhe partneritetin publiko-privat.

“Administrata e Trumpit dëshiron të bëjë diçka spektakolare dhe të guximshme, dhe Hëna është një ide e sigurt”, ka thënë Eric Stallmer, kryetar i Federatës për fluturime komerciale në gjithësi. /KP/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)