LAJMI I FUNDIT:

Trump çmend tregjet globale, bie dollari dhe nafta

Trump çmend tregjet globale, bie dollari dhe nafta

Tregjet globale të aksioneve dhe dollari amerikan kanë shkuar në rënie të lirë, pasi kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, kryeson garën për Shtëpinë e Bardhë.

Aksionet e Tokios kanë rënë për gati 5 për qind më 9 nëntor, ndërsa indekset e Hong Kongut dhe Seulit për 3.3 për qind, respektivisht 2.8 për qind, shkruan rel.

Indeksi Wall Street, ndërkaq, ka rënë për 3 për qind.

Dollari amerikan po ashtu ka rënë kundrejt jenit dhe euros.

Çmimet e naftës gjithashtu kanë rënë për më shumë se 4 përqind, në 43.17 dollarë për fuçi.

Shumica e tregjeve kanë favorizuar kandidaten demokrate, Hillary Clinton, përballë Trumpit, pasi investitorët i kanë parë politikat e saj si vazhdim i “status quo”-së që ka krijuar presidenti Barack Obama.