LAJMI I FUNDIT:

Trump ankohet ndaj ekonomisë dhe politikës ushtarake të Kinës

Trump ankohet ndaj ekonomisë dhe politikës ushtarake të Kinës

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është ankuar rreth ekonomisë kineze dhe politikave ushtarake në “Twitter”.

Mesazhi i shkruar në rrjetin social nga Trump më 4 dhjetor nuk tregon ndonjë qasje pajtuese drejt Pekingut pas një bisede telefonike që Trump e pati me presidenten e Tajvanit duke nxitur kështu ankesë nga Kina.


Gjatë fushatës parazgjedhore, Trump është zotuar se ai do e konsideroi Kinën një manipuluese të monedhës.

Më 4 dhjetor, Trump ka cicëruar: “A na ka pyetur Kina nëse është në rregull që të zhvlerësojë monedhën ( duke e bërë të vështirë për kompanitë tona që të garojnë), të taksojë tejmase prodhimet tona që shkojnë në shtetin e tyre (SHBA-ja nuk iu vë taksa atyre) apo të ndërtojë komplekse masive ushtarake në mes të Detit të Kinës Jugore? Nuk ma merr mëndja!”.

Biseda e pazakont telefonike me Presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen, më 2 dhjetor ka nxitur protestë diplomatike nga Pekingu një ditë më pas.

Biseda ka qenë e para e zhvilluar nga një lider amerikan prejse presidenti amerikan, Jimmy Carter zëvendësoi marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin me ato me Kinën, në vitin 1979. Nga ajo kohë Uashingtoni e njeh Tajvanin si pjesë të Kinës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel pjesë e panairit të turizmit ATM në Dubai – e pranishme edhe në Paris Hilton Host Party

Prime Travel
Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Botë
Kalo në kategori