0Shares

Në anën e majtë apo në të djathtën? Floktari i Victoria Beckham, zbulon ku saktësisht duhet të jetë ndarja e flokëve.

Ken Paves, i cili ua rregullon flokët damave të famshme siç janë Eva Longoria dhe Victoria Beckham, thotë që ka gjetur recetën për ndarje perfekt të flokëve për çdo person.

Ndarja bëhet ashtu që të tregojë në pjesën më të lartë të vetullave.

Kështu sytë posaçërisht do të dalin në pah dhe grimi do të duket më intensiv.

Nëse flokët akoma vihen pas veshit, ashti i mollëzave do të nxirret në pa, transmeton Telegrafi.

Mbetet vetëm një pyetje: majtas apo djathtas? Paves edhe për këtë ka këshillën.

Çdo njeri ka anën e fytyrës e cila thjesht duket më mirë në fotografi nga ajo ana tjetër. Në atë anën “më të mirë” do të duhej të tërhiqet vija e ndarjes. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)