Truk nga kuzhina: Si t’i mbani të freskët sallatën e gjelbër, qepën e re dhe majdanozin edhe deri në shtatë ditë!
Artikujt ushqimorë pranverorë janë me bollëk në tryezat e shtëpive tona, mirëpo këto janë shkathtësitë se si të mos përfundojnë para kohe në mbeturina
Fjala është për truqet shumë të thjeshta.
E gjitha që duhet të bëni, p.sh., me majdanozin, është që ta vendosni në një gotë me ujë, sikur i vendosni lulet në vazo.
Bimët e erëzave të freskëta që kanë strukturë të butë, si p.sh. majdanozi apo estrogjeni, gjithmonë ruani në frigorifer në një gotë në të cilën keni qitur ujë në sasi prej dy centimetra e gjysmë. Në këtë mënyrë do të zgjasin më shumë, sepse nuk do të vyshken shpejt.
Në të njëjtën mënyrë disa ruajnë qepën e re – e lënë në ujë aq sa mbetjet e rrënjëve të jenë nën ujë, transmeton Telegrafi.
Bimët drunore të erëzave si p.sh. rozmarina apo temjani ruhen në mënyrë tjetër. Ato duhet t’i mbështillni në fletë të njomur letre, t’i lini ashtu në qese dhe t’i mbyllni.
Si të shpëtoni tepricën e bimëve të erëzave të freskëta?
Në rast që keni blerë shumë erëza të freskëta dhe e dini që do të prishen, thjesht vendosni në frigorifer me ngrirje të thellë.
Grini, vendosni në një enë e cila shërben për të bërë kube akulli dhe në to qitni ujë. Kur erëza e caktuar ju nevojitet, nxirrni një ose dy kube dhe qitni në tenxhere.
Tepricën mund ta ruani edhe në mënyrën që ta pritni, ta vendosni në një kavanoz dhe t’i qitni vaj ulliri apo ndonjë vaj tjetër. Më vonë, sipas nevojës,i qitni në gjellë.
Edhe truku për ruajtje të sallatës së gjelbër
Lajeni sallatën fletë për fletë, pastaj terni me peshqir dhe mbyllni hermetikisht në një enë.
Sallata do të zgjasë dyfish më shumë. Fletët nuk do të prishen shpejt dhe do të jenë mjaft kërcëlluese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia