LAJMI I FUNDIT:

TRONDIT SHKENCA: Adoleshentja 14 vjeçare, është ngrirë me shpresën se ajo mund të “zgjohet” dhe shërohet në të ardhmen

TRONDIT SHKENCA: Adoleshentja 14 vjeçare, është ngrirë me shpresën se ajo mund të “zgjohet” dhe shërohet në të ardhmen

Lajmi i madh vjen nga Britania e Madhe. Një gjykatës britanik ka dhënë një vendim historik, por edhe shumë të kontestueshëm.

E dini çfarë ka bërë? I ka njohur të drejtën një vajze 14-vjeçareje të sëmurë nga një formë e rrallë kanceri, që të vendoset në gjendje të ngrirë frigoriferike me shpresën e gjetjes së një kure në të ardhmen.


Artikulli që po trondit mendjet e të gjithëve këto ditë, është publikuar nga gazeta prestigjioze britanike “Telegraph”.

Sipas saj, një vajzë adoleshente e cila vdiq nga kanceri është ngrirë me shpresën se ajo mund të “zgjohet” dhe shërohet në të ardhmen.

Vajza, emri i së cilës nuk bëhet publik për arsye ligjore, kërkesën e saj ua kishte bërë me dije fillimisht prindërve të saj të divorcuar.

cryo-733252

Babai sigurisht ishte shprehur kundër kësaj ideje, ndërsa mamaja e mbështeste dëshirën e vajzës. Në këto kushte, e reja iu drejtua gjykatës me një letër prekëse.

“Nuk dua të vdes, por jam e vetëdijshme se kjo do të ndodhë. Dua të jetoj më gjatë, të shijoj jetën dhe kërkoj që të më jepet kjo mundësi”, shkruante ajo në letrën drejtuar Gjykatës së Lartë në Britani.

Ky ishte momenti i ndërhyrjes së gjykatësit, Justice Peter Jackson, i cili vendosi që vetëm mamaja e vajzës të njohur me inicialet J.S. kishte të drejtë të vendoste nëse ajo do të vendosej në gjendje kriogjenike apo jo.

Vajza humbi betejën me sëmundjen më 17 tetor të këtij viti dhe pak sekonda pasi ajo mbylli sytë, mjekët zbatuan vendimin e gjykatës dhe kërkesën e 14-vjeçares, duke e vendosur në gjendje të ngrirë me shpresën e ringjalljes në të ardhmen.

alcor-1

Ajo është fëmija i vetëm që vendoset në këtë gjendje, ndërkohë që numri total i personave që kanë zgjedhur këtë rrugë me shpresën e ringjalljes në të ardhmen, shkon në disa dhjetra.

“Unë po vdes, por do të rikthehem pas 200 vjetësh”, ishin fjalët e fundit të 14-vjeçares thënë për një të afërm të saj.

Familja e vajzës në Britani pagoi rreth 37 mijë paund që trupi i saj të ruhet në ngrirje, tha gjyqtari i çështjes Justice Jackson. Pagesa minimale për Institutin Cryonics në SHBA është 28 mijë dollarë dhe një tarifë anëtarësimi prej 1250 dollarë.

Ka vetëm tre organizata në botë që ofrojnë ngrirjen e trupit në këtë mënyrë. Cryonics Institute në Michigan, SHBA, ku ndodhet aktualisht trupi i vajzës britanike, Alcor në Arizona, SHBA dhe KrioRus në Rusi.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori