LAJMI I FUNDIT:

Trofeu erdhi në Shkup, priten edhe yjet botërore (Video)

Trofeu erdhi në Shkup, priten edhe yjet botërore (Video)

Sulmuesi i mirënjohur nga Maqedonia, Goran Pandev ka pritur trofeun e Superkupës Evropiane në Shkup, në ambientet e stadiumit ”Telekom Arena” që më herët njihej si ”Arena Filipi i Dytë”.

”Jam shumë krenar që do të jem ambasador i këtij takimi, që sigurisht do të jetë më i madhi në historinë e Maqedonisë. Gjithashtu jam i lumtur edhe për vendin që do të jetë nikoqir i kësaj loje. Shpresoj se do të fitojë më i miri.” tha Goran Pandev.

Rreth Pandevit shihen edhe zyrtarë tjerë të drejtorive që kujdesen për organizimin e lojës më 8 gusht.

Përveç se në Shkup, trofeun e superkupës, e Ligës së Kampionëve dhe Europa League mund ta shohin edhe qytetarët e qyteteve tjera si: Tetovë, Ohër dhe Manastir më 1 gusht, Prilep 2 gusht, Negotinë dhe Strumicë më 3 gusht, Shtip dhe Kumanovë më 4 gusht dhe në qendër të Shkupit më 7 dhe 8 gusht.

Loja mes Real Madridit dhe Manchester United do të luhet më 8 gusht në ”Telekom Arena” në Shkup, në suaza të Super Kupës Evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori