LAJMI I FUNDIT:

Triumfi i Manchester United, fitore kundër dhembjes

Triumfi i Manchester United, fitore kundër dhembjes

Prej disa ditësh, hija e terrorizimit ka pushtuar Mançesterin. Qyteti britanik ndjen ende dhembjen për sulmin e çmendur që shkaktoi 22 viktima, një dhembje që duket se pati si kurë suksesin e “Djajve të Kuq” në finalen e Europa League.

Me mijëra tifozë të skuadrës së Jose Mourinho u mblodhën në një shesh pranë stadiumit “Old Trafford” për të ndjekur skuadrën e tyre teksa dilte e fituar ndaj Ajax, në finalen e Stokholmit.


Askush nuk mund të frenonte britmat e gëzimit të tyre, valëvitjen e flamurit apo derdhjen e litrave me birrë teksa shihnin futbollistët dhe stafin teknik të Manchester United të ngrinin trofeun e Europa League, që për më tepër ishte e para në historinë e këtij klubi legjendar.

Por, ky gëzim nuk ishte vetëm për suksesin në aspektin sportiv. Shumë tifozë theksuan se të gjitha ata festuan më shumë fitoren mbi terrorizmin. Sipas tyre, kushdo që të ngrinte trofeun e Europa League do të shënonte fitoren e lirisë së botës. /TCH/Telegrafi/