LAJMI I FUNDIT:

Triumf për Golden State, Chicago shkakton befasi

Triumf për Golden State, Chicago shkakton befasi
Getty Images

Golden State Warriors dhe Houston Rockets kanë dhuruar spektakël në sfidat e para çerekfinale të Konferencës së Perëndimit, kurse në Lindje nuk ka zhgënjyer Washington Wizards, teksa befasia e mbrëmjes mban emrin e Chicago Bulls.

Ndeshje e ekuilibruar në Oracle Arena deri në çerekun e katërt, sepse në 12-minutëshin e fundit, Golden State shpërtheu dhe falë një avantazhi të pjesshëm 33-21, arriti të mposhte Portland Trail Blazzers me shifrat përfundimtare 121-109. McCollum dhe Lillard të cilët shënuan respektivisht 41 dhe 34 pikë, bënë gjithçka për të evituar humbjen e skuadrës nga Oregoni, por nuk ja dolën dot sepse përballë kishin një skuadër të tërë yjesh, me Golden State që mori kryesimin e serisë 1-0. Durant është rikthyer më i fortë se kurrë për të ndihmuar skuadrën nga Oakland të fitojë një tjetër titull në NBA. Ish lojtari i City Thunder ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për formacionin e trajnerit Steve Kerr pasi arriti të realizonte 32 pikë.


Në sfidën tjetër të Konferencës së Perëndimit, James Harden fitoi duelin e parë ndaj Rusell Westbroook. Në Toyota Center në Texas, Houston Rockets kaloi me rezultatin e thellë 118-87, Oklahoma City Thunder. Një meritë të jashtëzakonshme në këtë fitore të skuadrës teksane e kishte padiskutim James Harden autori i një paraqitjeje super. Ylli i Rockets koleksionoi në total, 37 pikë, nëntë asistime dhe shtatë kërcime, duke lënë deri diku në hije ish shokun e skuadrës dhe rivalin e tij më të madh në këtë sfidë Rusell Westbrook, autori i ndeshjeje normale të cilën e mbylli me 22 pikë, shtatë asistime dhe 11 kërcime, transmeton SuperSport. Me avantazhin 1-0 në favor të Rockets edhe ndeshja e dytë e këtij dueli të ‘play-offit’ do të luhet në Houston.

Boston Celtics e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e parë për të pasur avantazhin e fushës ndaj çdo skuadre tjetër në Lindje, por 17-herë kampionët e NBA kurrë nuk e kishin menduar se do të hasnin kaq shumë vështirësi përballë Chicagos që u kualifikua në ‘play-off’ me shumë vështirësi. Në TD Garden, miqtë nga Ilionois bënë surprizën e madhe duke mposhtur Bostonin me rezultatin 106-102. Jimmy Butler me 30 pikët e tij bëri të pavlefshme paraqitjen fantastike të Isaiah Thomas i cili ishte pikëshënuesi më i mirë i sfidës me 33 pikë .Vetëm 48 orë pasi motra e tij humbi jetën në një aksident rrugor Isaiah Thomas tregoi se është një kampion i madh duke zbritur mbi parket dhe duke zhvilluar një tjetër paraqitje të shkëlqyer . Me emra të tillë si Butler, Wade, Rondo e Mirotic në rradhët e Bulls-ave, Bostoni do ta ketë shumë të vështirë të përmbysi tashmë Chicagon që kryeson serinë 1-0.

E nisi në mënyrën më të mirë fazën ‘play-off’ edhe Washington Wizards që në kryeqytet mposhti 114-107, Atlanta Hawks falë edhe liderit të ekipit John Wall, i cili koleksionoi 31 pikë 14 asistime dhe katër kërcime në këtë sfidë.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori