LAJMI I FUNDIT:

Tri preparate natyrale për flokë të shkëlqyera të cilat mund t’i bëni vetë

Tri preparate natyrale për flokë të shkëlqyera të cilat mund t’i bëni vetë

Nëse flokët tuaj shpejt bëhen të yndyrshme, ju propozojmë që vetë të bëni njërin ndër këto preparate i cili me siguri do t’ju ndihmojë.

Uthulla e mollës tashmë disa shekuj përdoret në mjekësinë tradicionale te shumë popuj, ndërkaq është i shkëlqyeshëm edhe në shërbim të bukurisë femërore. Ky artikull përshpejton metabolizmin, zbardh dhëmbët qetëson aknet, shëron djegiet nga dielli… – transmeton Telegrafi.


Megjithatë, më efikase është në luftën kundër yndyrës së flokëve dhe zbokthit. Uthulla e mollës më mirë se çdo preparat tjetër eliminon yndyrën dhe të gjitha produktet e shtresuara nga lëkura e kokës duke i bërë flokët të pastra dhe të shkëlqyeshme.

Për shkak të përdorimit të saj, e rekomandojnë të gjithë floktarët e botës, ndërkaq është pjesë përbërëse e shumë produkteve inovative për flokë me bazë natyrale. Nëse dëshironi të bindeni në përparësitë e saj, ju kemi përgatitur listën e mënyrave në të cilat mund të përdorni këtë artikull të shëndetshëm.

Në vend të shamponit për larje të thatë

Përzieni rreth 100 ml uthull molle me 200 ml ujë në shishe me spërkatëse. Spërkatni lëkurën e kokës dhe uthulla do të eliminojë tërë yndyrën.

Për qime të shkëlqyeshme

Përzieni dy lugë të vogla uthull me një filxhan ujë dhe lani flokët me të pasi t’i keni larë me shampon. Pastaj vini balsam të lehtë dhe do të keni flokë të shkëlqyeshme.

Tretmani kundër zbokthit

Përzieni uthullën me ujë dhe me këtë përzierje bëni masazh lëkurës së kokës para se t’i bëni me shampon. Mund të qitni një lugë kafeje uthull në shampon para larjes së flokëve dhe bëni masazh. Uthulla përmban përbërës natyral, i cili lufton kundër kërpudhave dhe baktereve të cilat e shkaktojnë zbokthin. /Telegrafi/