LAJMI I FUNDIT:

Tri pije të cilat assesi nuk bën t’i pini pas stërvitjeve

Tri pije të cilat assesi nuk bën t’i pini pas stërvitjeve

Kur jeni të etur dhe ju nevojitet hidratimi pas aktivitetit intensiv, lehtë mund t’u qaseni materieve të gabueshme

Duhet të jeni të kujdesshëm, sepse disa pije mund të sjellin më shumë dëm sesa dobi, dhe të zvogëlojnë ndikimin e stërvitjeve tuaja.


Ja cilat pije nuk janë të rekomandueshme pas stërvitjes:

Pijet e gazuara

Në pijet e gazuara është e koncentruar sasi e madhe e sheqernave të zakonshëm të cilët trupi i absorbon shpejt. Fjala është për burimin e shpejtë të energjisë, e cila do të shkaktojë rënie të shpejtë të saj, por nuk do të ofrojë kurrfarë dobie nutritive.

Bashkë me këtë pijet e gazuara nxisin dehidratimin e organizmit, gjë që nuk është zgjidhja më fatlume pas stërvitjes.

Nëse dëshironi që të pini diçka me ‘flluska’, nutricionistët këshillojnë ujin e gazuar mineral në të cilin duhet të qitni paksa limon të freskët,  transmeton Telegrafi.

Pijet alkoolike

Alkooli mund të jetë diuretik për ç’shkak mund të rrezikoni shumë të dehidroheni, ndërkaq mungesa e lëngjeve mund t’ju shkaktojë mahmur të pakëndshëm.

Pini lëng natyral pemësh, por nëse bash dëshironi të pini alkool, birra e lehtë është opsioni më i mirë sepse hidraton trupin më mirë se pijet e tjera alkoolike.

Kafja dhe pijet me kafeinë

Pijet me bazë të fortë kafeine nuk e hidratojnë organizmin, as nuk ofrojnë burim të sigurt energjie.

Në vend të kësaj shtoni paksa kakao organike në shejk i cili do t’ju këndellë pas lodhjes fizike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori