LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyrat më të mira për t’ju treguar punëtorëve se mundi vlerësohet

Tri mënyrat më të mira për t’ju treguar punëtorëve se mundi vlerësohet

Sipas anketimit Employee Recognition, organizatat me programe strategjike të njohjes në vend, kanë 28.6 për qind nivele më të vogla të frustrimit tek punëtorët, sesa kompanitë që nuk kanë programe njohëse.

Me një ndryshim drastik në kulturën e sotme të punës, nuk janë vetëm punëtorët që kanë nevojë të adaptohen me mënyrat e reja për ta përmirësuar performancën e tyre, por ehde liderët duhet të ndryshojnë mënyrat se si i menaxhojnë ata, transmeton Telegrafi.


Duhet të keni parasysh se shpeshherë paratë nuk mund të bëjnë asgjë për ta mbajtur punëtorin të lumtur dhe të motivuar.

Për ta mbajtur atë të lumtur dhe të motivuar, duhet t’i dhuroni lëvdata dhe t’ia ngrini vetëbesimin në mënyra të ndryshme.

Lavdëroni punëtorin para të gjithë ekipit

Kur e lavdëroni dikë në prezencën e autoriteteve më të larta dhe kolegëve të tyre, kjo i mbushë ata me një ndjenjë se kanë arritur diçka madhështore. Pra, lavdërojeni punën e tyre në mbledhjen e stafit.

Kjo do t’ia përmirësoj moralin punëtorit dhe do t’i motivojë të tjerët të përpiqen të marrin lëvdata të njëjta.

Dërgoni letra të shkruara me dorë

Në rast se nuk ka mbledhje stafi ose jeni shumë të zënë që ta bëni këtë në mënyrë personale, atëherë dërgojani punëtorit një letër me të cilën e falënderoni që ai performon mirë vazhdimisht.

Ky është gjest që qëndron me atë person gjatë tërë jetës së tij. Ju në letër mund të përfshini edhe një thënie motivuese për t’ua ndrequr tërë ditën.

Lëvdatë e vërtetë

Vetëm sepse themi se duhet t’i lavdëroni punëtorët dhe të jeni në dijeni për përpjekjet e tyre, kjo nuk do të thotë se duhet ta bëni këtë për çdo gjë që bëjnë ata. Mbani mend se kjo është pjesë e përgjegjësive të tyre të punës.

Pra, lëvdatat e tilla duhet të ndodhin vetëm kur diçka e mahnitshme arrihet! /Telegrafi/