LAJMI I FUNDIT:

Tri kritere themelore për veshjen festive

Tri kritere themelore për veshjen festive

Vigjilja e Vitit të Ri është një mbrëmje shumë e veçantë dhe argëtuese. Por edhe gjetja e veshjes bëhet e vështirë ndonjëherë, sepse nuk përkon gjithmonë me vendin që ke zgjedhur për të festuar.

Nga njëra anë, duhet të tregosh respekt për ceremoninë ku je ftuar dhe nga ana tjetër, do të tregosh edhe stilin tënd me fustanin që ke zgjedhur.


Për t’u ndier seksi, shkëlqim apo elegancë në një ceremoni festive si mbrëmja e Vitit të Ri, është mirë të kesh parasysh tri kritere kryesore: kodi i veshjes, atmosfera dhe vendi. Këtu janë disa opsione për të cilat mund të të ndihmojnë për veshjen e sontme.

Nëse është mbrëmje mondane, vish fustan të gjatë

Nëse është koktej, fustan të shkurtër

Nëse është një darkë romantike, zgjidh velvet

Nëse është një mbrëmje glamuroze, zgjidh teminat

Nëse është ftohtë, një ‘jumpsuit’ me mëngë të gjata

Nëse është ngrohtë, zgjidh një fustan me supe të hapura

Kombinim elegant plot stil