0Shares

Në këtë epokë të rrjeteve sociale dhe teknologjisë së avancuar, jetët tona janë duke u bërë çdo herë e më publike. Ne u tregojmë njerëzve ku punojmë, çfarë lloji të veturës vozisim, kur dalim për të ngrënë dhe kë e kemi të dashur.

Përderisa është argëtuese postimi i fotografive dhe statusave, Facebook-u, Instagram-i dhe rrjetet tjera sociale shpeshherë janë përgjegjëse për ndarjen e çifteve, transmeton Telegrafi.

Prandaj, nëse dëshironi ta mbani lidhjen tuaj të shëndetshme dhe intime, këto janë disa nga gjërat që nuk duhet t’i ndani me botën:

Të metat e partnerit
Kur i ndani me tjerët shprehitë bezdisëse të partnerit apo të metat e tij/saj me tjerët, ju vetëm sa i degradoni ata. Kjo është sikur të flisni pas shpinës së tyre për të gjitha gjërat që atyre nuk u pëlqejnë rreth vetes. Mund t’ju duket aspak e dëmshme t’i tregoni ndonjë shoku/shoqe se çfarë bën në mëngjes partneri/ja juaj, por vetëm mendoni si do të ndjehej partneri po ta kuptonte – pa dyshim se do të ndjehej i lënduar, tradhtuar dhe i padëshiruar.

Fjalosjet
Fjalosjet mund të jenë ndër detajet më të shpërndara rreth lidhjeve në rrjete sociale. Kur njëri partner zemërohet me tjetrin, frustrimin e tyre dhe nervozën e lirojnë duke e postuar atë online me shpresën se miqtë e tyre do t’i bashkëngjiten argumenteve të tyre. Por, nëse dëshironi ta mbroni lidhjen tuaj, asnjëherë mos postoni rreth fjalosjeve që i keni në mes vete.

Çdo gjë që ndërlidhet me seks
Ndarja e detajeve rreth jetës seksuale me miqtë tuaj është ndër mënyrat më të këqija se si mund ta keqpërdorni privatësinë e partnerit. T’i tregoni dikujt tjetër rreth përvojave tuaja seksuale e dëmton krejtësisht intimitetin që e keni në lidhjen tuaj. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)