LAJMI I FUNDIT:

Tri gabime të zakonshme bashkëshortore të cilat çojnë deri te divorci

Tri gabime të zakonshme bashkëshortore të cilat çojnë deri te divorci

Pos tradhtisë, janë edhe egoizmi, negativizmi dhe humbja e intimitetit joseksual, që jetën e përbashkët aq të dëshiruar mund t’ju çojë deri te përfundimi i pafat.

Të gjithë e kemi të qartë që tradhtia dhe grindjet çojnë në divorc, por çfarë do të thonë altruizmi apo mungesa e përqafimeve? Sjelljet në jetën bashkëshortore, siç është p.sh. tradhtia, janë manifestim i sigurt që e shkatërrojnë bashkëshortësinë.

1. Altruizmi
Altruizmi është mungesë e egoizmit apo, madje, edhe sakrificë që duket si sjellje e mirë ndërmjet çifteve. Fatkeqësisht, altruizmi mund të bëhet mjaft i dëmshëm. Me kalimin e kohës, nëse vazhdimisht do t’i ndrydhni dëshirat dhe nevojat vetjake për ta bërë të lumtur partnerin, do t’ju çojë deri në disbalancë të forcës në raport me partnerin, e cila, madje, nëse bëhet me vetëdëshirë, mund të çojë edhe deri në depresion dhe hidhërime.

2. Negativiteti
Negativiteti është shkaktari numër 1 në krijimin e ambientit armiqësor i cili mund të shkatërrojë në tërësi marrëdhëniet bashkëshortore. Këtu përfshihen gjestet e vogla, si p.sh. rrotullimi i syve, ngacmimet, sarkazmat, frustrimet, si edhe komentimet e thjeshta negative, siç janë nënçmimi i mendimeve të partnerit, tallja, ofendimet…

3. Humbja e intimitetit seksual
Mungesa e intimitetit fizik mund të shkaktojë humbjen e intimitetit emocional, duke përfshirë largimin e lidhjes, aferat seksuale, që në fund do të çojnë edhe deri te divorci. Tërheqja fizike është më e rëndësishme se seksi. Ajo është përkëdhelje, puthje, përqafime…/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Kalo në kategori