0Shares

Në qoftë se nuk jeni të detyruara të keni çdo ditë frizurë formale dhe, në qoftë se gjatësia e flokëve jua mundëson këtë, ju rekomandojmë tri frizura të këndshme dhe të shpejta, të cilat do t’ju shpëtojnë çdo mëngjes kur me flokët tuaja thjesht nuk mund t’ia dilni mbanë.

Frizura ‘e çrregullt’

Është e përsosur për ato frizura të cilat përpara kanë disa tufa sharmante të shkurtra – pjesën tjetër të flokëve freskojeni lehtë me shampon për larje të thatë, në mënyrë që të krijoni teksturën dhe të freskoni gërshetin e çrregullt të poshtëm, transmeton Telegrafi.

Furqeta të këndshme

Nëse flokët sapo i keni larë dhe dëshironi t’i rregulloni vetëm tufat e para të cilat mund t’ju pengojnë derisa jeni duke punuar diçka, vetëm forconi lehtë me furqeta nga të cilat mund të rregulloni një trekëndësh të bukur. Pjesën e mbetur të flokëve lërini që natyrshëm të lira, aq më parë nëse janë të plota, të bujshme dhe lehtë të valëvitshme.

Gërshetat, gërshetat, gërshetat

Në njërën anë të kokës ndani një tufë të trashë flokësh, bëjeni nga to një gërshet dhe vetëngjiteni me gërshetin të cilin e keni thurur nga pjesa e poshtme e flokëve të lëshuara – p.sh. në mënyrë diagonale. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)