Ju mund të jeni të bukura, tërheqëse, elegante, mund të visheni me shije, e të dini të ecni në majë të takave, por në qoftë se keni këto të meta, pamja nuk do ju vijë në ndihmë.
Meshkujt i konsiderojnë femrat të bezdisshme nëse ato janë:
Arrogante
Arroganca dhe vetëbesimi janë dy tipare të ndryshme dhe femrat shpesh i ngatërrojnë ato. Disa për arrogancë kuptojnë pikërisht vetëbesimin.
Ju duhet të besoni në veten tuaj dhe të jeni të vetëdijshme për cilësitë tuaja të mira që ju ndajnë nga turma, por në momentin kur filloni t’i trajtoni njerëzit me inferioritet, nga më e bukura bëheni personi më i shëmtuar.
Femrave të tilla, meshkujt kurrë nuk iu afrohen.
Mbretëresha e dramës
Çdo njeri në botë dëshiron vëmendje dhe ndonjëherë përpiqet për ta fituar atë, por tentimi për të tërhequr vëmendje në çdo situatë të mundshme është vepër shumë e shëmtuar dhe e neveritshme.
Meshkujt nuk i durojnë femrat që vazhdimisht bëjnë fjalë dhe kërkojnë qime në vezë. Nëse ju ka rënë ngjyra e thonjve apo keni grisur bluzën tuaj të preferuar, qetësohuni.
Askush nuk e do mbretëreshën e dramës pranë tij.
Që merren me thashetheme
Femrat që dinë gjithçka, prej asaj se çfarë bën kushërira e largët e shoqes së tyre së kohës së kopshtit dhe fëmijërisë, deri te ajo se kush ishte mbrëmë me kë dhe ku ishte ulur, thjesht i irritojnë meshkujt.
Jo vetëm meshkujt, njerëz të tillë nuk pëlqehen as nga femrat.
Të gjithë nganjëherë merremi nga pak me thashetheme, por nëse thashethemet janë bërë të zakonshme në jetën e përditshme, definitivisht jeni më pak tërheqëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Pse acidi folik është kaq i rëndësishëm për shtatzënat
Trupat dhe antitrupat: Çfarë është faktori Rh dhe përse është me rëndësi të përcaktohet në shtatzëni
Si të bëni efektin ombre në buzë?
Paris Hilton me flokë të zinj duket aq ndryshe sa njerëzit nuk e njohën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi