LAJMI I FUNDIT:

Tri arsye se përse duke punuar më pak do të bëheni më produktivë

Tri arsye se përse duke punuar më pak do të bëheni më produktivë

Pyeteni dikë që është i punësuar se çfarë po bën, dhe mundësitë janë të mëdha se do t’ju përgjigjet duke thënë se është shumë i zënë

Qoftë nëse është fjala për ndonjë projekt pune apo organizim argëtues me shoqëri, ju asnjëherë nuk do të preferoni t’i thoni “jo” diçkaje.

Pushimi është thelbësor dhe i domosdoshëm për rikthimin e energjisë mendore dhe fizike që e shpenzojmë në punë, transmeton Telegrafi.

Por, ja se si mund të bëheni më produktivë duke pushuar më shumë.

Filloni herët – shumë më herët

Duke u zgjuar shumë herët dhe duke punuar në shtëpi, ju do të shënoni progres në projektet më të rëndësishme, pa u shpërqendruar nga rrjetet sociale, celulari dhe njëkohësisht duke krijuar hapësirë për pushim gjatë ditës.

Përqendrohuni, pushoni, përsëriteni

Mendjet e ndritura e ndajnë punën e vështirë nga pushimi gjatë ditës së tyre, duke lëvizur me shpejtësi nga njëra në tjetrën.

Duke punuar intensivisht për një orë apo dy orë, dhe pastaj duke pushuar për 20 minuta, ju do të jeni shumë më të palodhur dhe energjik, e gjithashtu do të jeni më të gatshëm të vazhdoni ditën.

Ecni…

Takimet duke ecur jua mundësojnë ta kombinoni punën me një pauzë të shëndetshme. /Telegrafi/